Pesë raste të dhunës në familje në raportin 24-orësh, viktima gratë
Pesë raste të dhunës në familje janë përfshirë në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës. Tri raste kanë ndodhur në rajonin e Prishtinës, ndërsa një në Klinë dhe një në Gjakovë.
Njoftimi i Policisë:
DHUNË NË FAMILJE
· Gllogoc / 16.05.2025 – 17:00. Më datë 17.05.2025 është raportuar se i dyshuari mashkull ka ushtruar dhunë ndaj ankueses femër kosovare. Lidhur me rastin është intervistuar i dyshuari dhe i është sekuestruar një armë zjarri –pushkë gjuetie si dhe nëntë copë fishekë. Me aktvendim të prokurorit kujdestar i dyshuari ndalohet në qendrën e mbajtjes.
· Prishtinë / 18.05.2025 – 04:00. Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar e kishte sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare. Lidhur me rastin është arrestuar dhe intervistuar i dyshuari, me urdhër të prokurorit kujdestar rasti procedohet në procedurë të rregullt.
· Podujevë / 15.05.2025 – 21:00. Me datën 18.05.2025 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti dyshohet se ka ushtruar dhune fizike ndaj viktimës femër kosovare dhe të njëjtën dyshohet se e kishte kanosur. I dyshuari është intervistuar dhe me vendim te prokurorit është dërguar ne mbajtje.
DHUNË NË FAMILJE
Klinë / 17.05.2025 – 13:00. Me 18.05.2025 është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar kishte ushtruar dhunë fizike ndaj viktimës femër kosovare. Viktima si pasojë e dhunës ka pranuar tretman mjekësor, kurse i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.
DHUNË NË FAMILJE & ARMËMBAJTJE PA LEJE
Gjakovë / 18.05.2025 – 14:30. Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar ka kryer veprën e lartcekur ndaj viktimës femër kosovare. Lidhur me rastin viktima pas pranimit të tretmanit mjekësor dhe pas intervistimit është dërguar në shtëpinë e sigurt. I dyshuari është arrestuar si dhe i njëjti e ka dorëzuar një armë të zjarrit dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar ne mbajtje.



