Çështja e mbeturinave: Rama në takim me komunat tjera aksionare vendosin të angazhojnë operatorë privatë

Çështja e mbeturinave: Rama në takim me komunat tjera aksionare vendosin të angazhojnë operatorë privatë

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka dalë me një reagim pas takimit me disa kryetarë të Komunave ku është diskutuar për gjendjen alarmante me mbeturinat të cilat menaxhohen nga kompania “Pastrimi”.

Rama pas takimit, ka thënë se Komuna e Prishtinës, në koordinim me komunat tjera aksionare, do të ndërmarrë veprime për të ndihmuar në stabilizimin e situatës në ndërmarrje, me synim që të mbrohet mirëqenia e punëtorëve, pagat dhe vendet e tyre të punës dhe të sigurohet funksionimi normal i ndërmarrjes.

Postimi i plotë:

Ndërmarrja “Pastrimi” ndodhet në një gjendje të rënduar për shkak të keqmenaxhimit të vazhdueshëm dhe mungesës së përgjegjshmërisë së menaxhmentit. Në këtë situatë të krijuar, në kuadër të bashkëpunimit ndërkomunal, komunat do t’i ndihmojnë njëra-tjetrës sipas nevojës së krijuar.

Komuna e Prishtinës, në koordinim me komunat tjera aksionare, do të ndërmarrë veprime për të ndihmuar në stabilizimin e situatës në ndërmarrje, me synim që të mbrohet mirëqenia e punëtorëve, pagat dhe vendet e tyre të punës dhe të sigurohet funksionimi normal i ndërmarrjes.

Komunat do të angazhojnë operatorë privatë për të siguruar vazhdimësinë e mbledhjes së mbeturinave në territoret përkatëse, me qëllim mbrojtjen e shëndetit publik dhe garantimin e një mjedisi të pastër.

Komunat kanë shprehur vullnetin e tyre të lirë për të inicuar mënjeherë procedurat e decentralizimit të ndërmarrjes, në përputhje me legjislacionin në fuqi.

Shpërndaje në: