Tjetër vlerësim maksimal për Shaqirin
Ylli shqiptar ka marrë tjetër vlerësim pozitiv pas shkëlqimit në Superligën zvicerane.
“Shaqiri është rikthyer”. 33 ndeshje: 18 gola dhe 20 asistime, një rikthim i ëndrrave në Superligën zvicerane, duke udhëhequr Baselin drejt titullit të 21-të, shkruan albinfo.ch, transmeton Periskopi.
Tani “EA SPORTS FC” e ka vlerësuar me 96 yllin e Baselit, më të lartin nga të gjitha ligat.
Shaqiri merr tjetër vlerësim pozitiv, pasi ishte lideri i Baselit.
Ai është shënuesi më i mirë në Ligë dhe asistuesi më i mirë./Periskopi/



