Llapi nuk ka asnjë fitore në këtë edicion ndaj Prishtinës, një të tillë e kërkon sonte në finale
Prishtina dhe Llapi përballen sonte në finalen e Kupës.
Përballjet mes dy skuadrave kanë dhuruar gjithmonë rivalitet të madh, kurse sonte pritet të ketë spektakël në fushë dhe tribuna, përcjell Periskopi.
Ky takim luhet me fillim nga ora 20:00 në stadiumin ‘Fadil Vokrri’. Bazuar tek 4 ndeshjet e zhvilluara gjatë këtij edicioni në Superligë, kryeqytetasit kanë fituar një prej tyre, kurse tri të tjera janë mbyllur me barazim.
Llapi nuk ka asnjë fitore, por që një të tillë do ta kërkojë sonte në finale./blic



