Igli Tare emërohet drejtor sportiv i Milanit

Igli Tare emërohet drejtor sportiv i Milanit

Igli Tare është emëruar drejtor sportiv i klubit të madh italian, Milan, ka njoftuar të premten kryetari i Federatës Shqiptare të Futbolit, Armand Duka.

Tare që një kohë të gjatë ishte në bisedime me Rossonerët, por deri tash nuk arriti akordin.

Në një postim, Duka i ka uruar suksese ish-lojtarit kuqezi.

“Urime Igli! Emërimi yt si Drejtor Sportiv i klubit të Milanit, është një arritje vërtetë e rëndësishme. Besoj fort se profesionalizmi, përkushtimi dhe vizioni yt do ta ndihmojnë këtë klub legjendar të rikthehet në nivelet që i takojnë, ashtu si në kohët e lavdishme të historisë së tij”, ka shkruar Duka.

Postimi i plotë:

Shpërndaje në: