Adele blen shtëpi të shekullit 18

Adele blen shtëpi të shekullit 18

Këngëtarja e hitit “Rolling In The Deep” ka blerë një shtëpi të madhe në vlerë prej 4 milionë funte në qytetin East Grinstead, në perëndim të Sussexit, transmeton Koha.net.

Adele dhe burri i saj Simon Konecki kanë blerë një shtëpi feudale nga shekulli 18 me 48 akër – duke i dhënë atyre hapësirë të mjaftueshme edhe për djalin e tyre katër vjeçar, Angelon.

“Adele nuk dëshiron të jetojë me të famshmit tjerë në Chipping Norton ose Primrose Hill. Ajo, qëllimisht ka zgjedhur vendin i cili është larg botës së shoubizit në mënyrë që të jetojë një jetë normale”, ka thënë një burim i afërt me këngëtaren.

Gjithashtu, burimi thotë se Adeles i pëlqen të jetojë në shtëpinë me tetë dhoma gjumi pas një turneu të lodhshëm botëror. Ajo planifikon që të kalojë ditët e ngrohta të pranverës me Angelon duke eksploruar këtë shtëpi të madhe me hapësirë shumë të madhe, e cila ka një fushë tenisi dhe një shtëpi në pemë.

Shpërndaje në: