Nesër publikohet kënga e re e Kidës dhe Noizy-t, që pritet të bëhet hit i verës

Nesër publikohet kënga e re e Kidës dhe Noizy-t, që pritet të bëhet hit i verës

Dy prej artistëve më të njohur të muzikës shqiptare, Kida dhe Noizy, po përgatiten për publikimin e një projekti të ri muzikor që tashmë ka ngjallur entuziazëm të madh tek fansat dhe publiku i tyre.

Sipas njoftimit të bërë nga vetë artistët, kënga e tyre e përbashkët do të publikohet nesër, më 28 maj.

Kjo këngë pritet të jetë himni i verës, duke sjellë ritme të freskëta dhe energji pozitive që do të pushtojnë playlistat gjatë sezonit të nxehtë, Prive.al, transmeton Periskopi.

Fansat e dyshes janë të emocionuar dhe mezi presin të dëgjojnë këtë bashkëpunim, i cili parashikohet të bëhet një nga hitet më të mëdha të vitit.

Njoftimi për lançimin e këngës u bë i ditur përmes një postimi në Instagram me titullin “Smuj met pa si SHOQE”, ku Kida dhe Noizy i ftuan ndjekësit të qëndrojnë të lidhur për këtë surprizë të madhe.

Qëndroni me ne për më shumë detaje dhe për reagimet e para pas publikimit të këngës së re që pritet të bëjë bujë në muzikën shqiptare! /Periskopi/

 

View this post on Instagram

 

A post shared by NOIZY OTR (@noizy)

Shpërndaje në: