Igli Tare flet për herë të parë si drejtor sportiv i Milanit

Igli Tare flet për herë të parë si drejtor sportiv i Milanit

Igli Tare ka folur për herë të parë pas emërimit në Milan në pozitën e drejtorit.

“Milani ka një histori të lavdishme. E kam ndjekur klubin që kur isha fëmijë. E gjithë familja ime, të gjithë xhaxhallarët e mi, ishin tifozë të Milanit: gjithmonë ka pasur një lidhje të fortë dhe nuk e kam fshehur kurrë, as pasi u bëra lojtar”, tha ai.

“Ne të gjithë kemi mbështetur një ekip që kur ishim të vegjël dhe për mua, të jem këtu sot dhe të flas në emër të klubit që mbështesja si fëmijë do të thotë shumë dhe është një ëndërr”, tha tare

Shpërndaje në: