Përleshje mes tifozëve të Chelsea e Betisit para finales së Conference League

Përleshje mes tifozëve të Chelsea e Betisit para finales së Conference League

Futbollistët e Chelsea dhe Real Betisit do të luajnë sonte nga ora 21:00 (Arena 1 Premium) për trofeun e Ligës së Konferencës në Wroclaw të Polonisë, dhe një ditë para ndeshjes, finalja e garës së tretë më të fortë evropiane nuk pati një parathënie të bukur.

Konkretisht, tifozët e klubeve angleze dhe spanjolle u përleshën në rrugët e Wroclaw, dhe i gjithë kaosi filloi mbrëmë përpara një kafeneje në qendër të qytetit. Për momentin, nuk dihet se kush e nisi konfliktin, ndërsa disa raportime pohojnë se të gjithë dramën e nisën tifozët e Betisit.

Karriget, gotat, shishet fluturonin në të gjitha drejtimet nga kafenetë lokale në rrugë. Dhe përleshja midis huliganëve vazhdoi në pjesë të tjera të qytetit.

Megjithatë, me reagimin e shpejtë të policisë polake, u parandalua përshkallëzimi i mëtejshëm dhe agjencitë ligjzbatuese në atë qytet janë në detyrë të plotë për të parandaluar që skena të tilla të ndodhin përsëri.

Shpërndaje në: