Luizi për Policinë Ushtarake të Kosovës: “Mbi tokë të lirë, ecin burra të fortë”
Këngëtari dhe ish-fituesi i “Big Brother VIP Albania”, Luiz Ejlli, ka ndarë një mesazh të fuqishëm në Instastory, duke shprehur respektin dhe mirënjohjen e tij për Policinë Ushtarake të Kosovës.
Luizi, i njohur për qëndrimet e tij patriotike dhe komunikimin e drejtpërdrejtë me publikun, edhe këtë herë ka zgjedhur të përdorë zërin e tij për të përçuar një mesazh respekti dhe uniteti kombëtar.




