Biseduan në “WhatsApp”, braziliania refuzoi superyllin botëror të Real Madridit
Në një intervistë për mediat braziliane, bukuroshja ka thënë se ka shkëmbyer mesazhe me Ronaldon në WhatsApp, ku portugezi i ka kërkuar një takim për një darkë romantike. Gjithçka ka ndodhur nëntorin e vitit të kaluar.
“A dëshiron që të vish në shtëpinë time? Jetoj pranë teje”, i ka shkruar portugezi fillimisht, ndërkohë që braziliania ia ka kthyer duke i thënë se i duhet të kapte avionin, por këmbëngulja e tij bëri që ajo të ndryshonte biletën, raporton Albeu.
“Kam folur më pas në makinë me të. Ishte shumë i zhgënjyer, dhe më tha se kishte shumë pak kohë sepse kishte takime të tjera. Unë i thash se nuk jam një femër 15-minutëshe, apo një femër gjysmë-orëshe”, ka rrëfyer braziliane.







