58% : 42% – Finalja e Ligës së Kampionëve: PSG shihet si skuadër favorite ndaj Inter
Të shtunën, me fillim nga ora 21:00, zhvillohet finalja e madhe e Ligës së Kampionëve.
PSG dhe Inter përballen në ‘Allianz Arena’, atje ku kërkohet lavdia e trofeut më të çmueshëm europian për klube.
Pritet të jetë një ndeshje fantastike dhe shumë e rivalizuar deri në sekondat e fundit, me të dy skuadrat që e duan fitoren me çdo kusht.Sipas ‘OPTA’, PSG është favorite për të fituar trofeun në raport me skuadrën e Interit. Francezët kanë 58% të gjasave, kurse ‘Neruazzurët’ janë vlerësuar me 42%.
Megjithatë, gjithçka mbetet për t’u parë se si do të rrjedhin gjërat në fushën e blertë.



