Zbulohet bashkëjetesa e Flori Mumajesit me moderatoren seksi të njohur në Kosovë
Sipas ‘Bluetooth’ artisti edhe ka nisur bashkëjetesën me bukuroshen që i ka rrëmbyer zemrën dhe prej muajsh jetojnë në vilën që ai ka blerë në periferi të Prishtinës. Gjithmonë sipas ‘Bluetooth’, ata shihen shumë shpesh bashkë dhe janë pothuajse të pandashëm.
Moderatorja Liberta Spahiu, më herët ka qënë në qendër të vëmendjes edhe për lidhjen e saj me reperin Getoar Selimi, një lidhje e cila nuk zgjati shumë. Në fillim të këtij viti, duke festuar ditëlindjen në një koncert të Florit në Kosovë, ajo mori një surprizë nga artisti i cili këndoi për të.




