Vazhdime në ndeshjen e barazhit
Në ndeshjen e barazhit ndërmjet Vushtrrisë dhe Llapit, vazhdimet do ta përcaktojnë skuadrën që në edicionin tjetër do të luajë në Superligën e Kosovës.
Pjesa e parë i takoi Vushtrrisë që pati disa mundësi të mira, ndërsa pjesën e dytë e dominoi Llapi.
Te Vushtrria mundësinë më të mirë në pjesën e parë e pati Bujar Shabani që në pozitë të mirë përballë portierit Marijan Çoriq, gjuajti mbi portë.
Për Llapin në disa raste rrezikuan Elvir Gashijani e Arianit Hasani, raporton Koha,net, transmeton Periskopi.
Hasani madje e qëlloi shtyllën në minutën e 68-të pas gjuajtjes me kokë.
Hasani në minutën e 90-të e kishte rastin e mirë për shënim, por ka qenë portieri Arlis Shala i Vushtrrisë që nuk ka lejuar të mposhtet./Periskopi



