Miss World 2025 është nga Tajlanda
Spektakli i sivjetshëm i Miss World mblodhi së bashku një rekord prej 108 konkurrentesh nga mbarë bota
Këto vajza nuk garuan vetëm në kategoritë klasike si veshjet elegante apo kostumet kombëtare, por edhe në sfida me qëllim shoqëror, të krijuara për të nxjerrë në pah angazhimin humanitar dhe ndikimin real në komunitet.
Kemi një Miss të re: Opal Suchata Chuangsri nga Tajlanda është shpallur zyrtarisht Miss World 2025!
Rruga drejt kurorës nuk ishte aspak e lehtë, përfshinte gara në talent, sport, multimedia, modelim dhe sfidën ikonike “Bukuria me qëllim”.
Ndër konkurrentet që u renditën direkt në Top 40 ishin edhe Millie-Mae Adams nga Uellsi dhe Monica Kezia Sembiring nga Indonezia, fituese në sfidat paraprake.
Fitorja e Opal është një burim krenarie për Tajlandën, ndërsa ajo merr stafetën nga Kristina Piszková e Çekisë. Tani, bukuroshja tajlandeze do të përfaqësojë zërin e organizatës Miss World në mbarë botën si ambasadore globale për kauza humanitare.

Miss World 2025: Top 40
▪ Amerika dhe Karaibevet: Republika Domenikane, Brazil, Porto Riko, Shtetet e Bashkuara, Argjentina, Panama, Haiti, Trinidad dhe Tobago, Xhamajka, Martinika
▪ Afrika: Uganda, Namibia, Kameruni, Zambia, Botsvana, Etiopia, Nigeria, Somali, Tunizia, Zimbabve
▪ Evropa: Uellsi, Irlanda, Mali i Zi, Estonia, Belgjika, Italia, Irlanda e Veriut, Polonia, Serbia, Ukraina
▪ Azia dhe Oqeania: Indonezia, Turqia, Libani, India, Malajzia, Tajlanda, Zelanda e Re, Filipinet, Australia, Vietnami



