Milan i pafuqishëm ndaj Pescaras, lëshon pikë të rëndësishme
Ekipet barazuan në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 30-të.
Pescara e Ledian Memushajt kaloi e para në epërsi duke shënuar pas autogolit qesharak nga Gabriel Paletta, pasimin e të cilit nuk arriti ta ndalte portieri Gianluigi Donnarumma. Kjo ndodhi në minutën e 12-të.
Rezultati u barazua nga Mario Pasalic në minutën e 41-të.
Ky barazim i Milanit e mban këtë skuadër në pozitën e shtatë me 54 pikë të tubuara. Një pikë më shumë ka Interi që nesër zhvillon takimin e mbetur, ndërsa Atalanta mbyll top-pesëshen që dërgon në Evropë me 58 pikë.



