A ishte kurdisur ndeshja Besa – Trepça? (Foto)
Kjo fitore skuadrës nga Mitrovica ia mban gjallë shpresat për mbijetesë në elitën e futbollit të Kosovës, kur Superliga ka hyrë në fazën e fundit dhe vendimtare.
Por, para fillimit të kësaj ndeshje, në rrjetet sociale ka pasur shumë reagime, ku ngritën dyshime se kjo ndeshje mund të jetë e kurdisur, ku pretendohej se Trepça do ta fitonte duelin në Pejë ndaj Besës, transmeton lajmi.net.
I fundit që reagoi rreth kësaj ndeshje, është Albert Kastrati, lideri i Plisave, që në Facebook ka shkruar se për këtë ndeshje në shumë qytete janë duke u vënë baste për fitoren e Trepçës.




