Zgjidhjen për të evituar tradhtinë nga bashkëshorti sapo e gjeti kjo grua shqiptare!

Zgjidhjen për të evituar tradhtinë nga bashkëshorti sapo e gjeti kjo grua shqiptare!

Edhe pse familja e Meritës ishte e lumtur, kishte një problem që ua bënte jetën pak të vështirë: Merita ishte shumë xheloze, por jo pa shkak.

Dhe për këtë arsye, ajo gjeti zgjidhjen perfekte sesi të mbronte martesën e saj!

Ajo e merrte atë disa herë në telefon, sidomos kur ai kishte dalë me miqtë për të pirë kafe. Ndonjëherë, Merita edhe i dëgjonte bisedat në telefon për të kapur në to zëra vajzash. Të gjitha këto dyshime kishin lindur pasi Admiri nuk mbante në gisht unazën e martesës.

Që prej kohës kur ata ishin martuar, ai nuk e kishte prezantuar me asnjë nga miqtë. Madje, disa kohë më parë, ajo kishte zbuluar se Admiri nuk u kishte treguar atyre faktin që ishte i martuar dhe me dy fëmijë.

Kështu që në mënyrë që t’i tregontë ” të gjithë botës” se Admiri ishte i martuar, Merita vendosi të vinte sot në emision. Ajo ftoi bashkëshortin për t’i treguar atij dhe pjesës tjetër të shikuesve, që Admiri kishte një grua dhe dy fëmijë, në rast se dikush do të donte të lidhej me të.

Por, edhe Admiri nga ana tjetër kishte një kërkesë:

“Ia kam thënë të gjithave që kam grua dhe fëmijë, por ato më ngacmojmë ende se e kam zemrën e madhe. Kam dy profile në Facebook sepse njërin e kam nga koha kur ishte ende beqar. Shokëve nuk u them se kam fëmijë se ngacmojnë gruan për inat. As në punë s’më lënë të vendos bizhuteri. Por, sot dua t’i kërkoj Meritës që të mos më marrë 20 herë në telefon kur kam dalë me ta për kafe, dhe unë i premtoj se do vendos një varëse me emrin e saj”

Shpërndaje në: