Liverpool arrin marrëveshje personale me Kerkez, tani duhet bindur Bournemouthi
Fabrizio Romano raporton se Milos Kerkez është duke u përgatitur për një transferim të mundshëm te Liverpooli, edhe pse klubi ende nuk ka paraqitur një ofertë zyrtare për Bournemouthin.
Sipas gazetarit italian, marrëveshja personale mes Kerkezit dhe Liverpoolit është arritur, dhe lojtari mezi pret t’i bashkohet The Reds.
Mbrojtësi i majtë është i entuziazmuar nga ideja për të qenë pjesë e kësaj skuadre, duke besuar se Liverpooli ishte i shkëlqyer sezonin e kaluar dhe do të përmirësohet edhe më tej sezonin që
“Ekziston një ndjenjë shumë pozitive mes Liverpoolit dhe Kerkezit. Agjenti i tij është i njëjti që përfaqëson edhe Federico Chiesan, dhe marrëdhëniet me klubin janë të shkëlqyera”, raportonRomano.
🚨🔴 Liverpool are prepared to seal Milos Kerkez deal with one more round of talks to get it over the line!
Bournemouth and Liverpool are finalizing the agreement after personal terms in place last week.
Here we go, soon. 💣🇭🇺 pic.twitter.com/YTBgYeXzxC
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) June 4, 2025
Liverpooli duket se po e vlerëson seriozisht transferimin, por është ndalur për shkak të interesimit paralel për Florian Wirtz nga Bayer Leverkusen, raporton Telegrafi, transmeton Periskopi.
Nëse arrijnë të mbyllin marrëveshjen për Wirtz në ditët në vijim, atëherë pritet të kthejnë vëmendjen te Kerkez.
21-vjeçari hungarez ka treguar formë premtuese me Bournemouthin dhe shihet si një përforcim afatgjatë për krahun e majtë të mbrojtjes në ‘Anfield’./Periskopi



