Përditësojeni “Google Chrome” për të shmangur një rrezik kritik

Përditësojeni “Google Chrome” për të shmangur një rrezik kritik

Nëse jeni përdorues të shfletuesit të internetit “Google Chrome “, ju duhet të bëni përditësimin sa më shpejtë.

Google sapo ka publikuar një përditësim emergjent për tre dobësi sigurie, njëra prej të cilave është një dobësi zero-day që është shfrytëzuar në mënyrë aktive.

Përditësimi konsiderohet i rëndësishëm sepse çështjet e ngritura në aspektin e sigurisë janë të tilla që ua kanë lehtësuar rrugën sulmuesve që ua mësyjnë llogarive.

“Ndotja më e fundit zero-day e Chrome—e etiketuar CVE-2025-5419—është një dobësi leximi dhe shkrimi jashtë kufijve që ndikon në motorin V8 JavaScript, i cili do t’i lejonte një sulmuesi të largët të ‘shfrytëzonte korruptimin e heap-it nëpërmjet një faqeje HTML të krijuar’”, shkruan lifehacker.com, transmeton Periskopi.

Problemi  është zbuluar nga Clement Lecigne dhe Benoît Sevens nga Grupi i Analizës së Kërcënimeve të Google.

“Kjo nuk është dobësia e parë zero-day që prek Chrome këtë vit. Google publikoi patch-e shtesë emergjente në mars dhe maj: Defekti i parë lejoi vendosjen e malëare në sulmet e spiunazhit, ndërsa i dyti lejoi marrjen e llogarisë”, raporton lifehacker.com.

Për të siguruar që jeni të mbrojtur ju duhet  t’i ndiqni këto hapa:

Hapni “Chrome”.

Klikoni në ikonën me tre pika në këndin e sipërm djathtas dhe zgjidhni “Ndihmë” (Help) > “Rreth Google Chrome” (about Google Chrome).

“Chrome” do të kontrollojë automatikisht për përditësime dhe do t’i instalojë ato.

Pasi përditësimi të përfundojë, klikoni “Rilanso” (Relaunch) për të aplikuar ndryshimet./Periskopi

Shpërndaje në: