Shqipëri-Serbi: Ramë Lahaj nesër pushton “Arenën Kombëtare” me “Këngë e ligjërime” e “Për ty atdhe”

Shqipëri-Serbi: Ramë Lahaj nesër pushton “Arenën Kombëtare” me “Këngë e ligjërime” e “Për ty atdhe”

Ministri i Shtetit, Taulant Balla, ka njoftuar se tenori shqiptar me famë botërore, Ramë Lahaj, do të këndojë nesër në stadium në ndeshjen Shqipëri – Serbi.

Balla bëri të ditur se Lahaj mes pjesëve do të këndojë këngët “Rrjedh në këngë e ligjërime” dhe “Për ty atdhe”.

“Me za, me shpirt e zemër, me djemtë e Kombëtares kuq e zi, sot, nesër e përherë! FSHF ka ftuar Ramë  Lahaj të këndojë në pushimin e ndeshjes ‘Rrjedh në këngë e ligjërime’, ‘Për ty atdhe’”, shkroi Balla.

Ndeshja Shqipëri – Serbi do të luhet nesër nga ora 20:45 në “Air Albania”./Periskopi/

Shpërndaje në: