Ndërpritet shkurtazi ndeshja, tifozëve u bëhet thirrje të përmbahen

Ndërpritet shkurtazi ndeshja, tifozëve u bëhet thirrje të përmbahen

Arbitri kryesor ka ndërprerë shkurtazi ndeshjen, ndërsa iu bë thirrje tifozëve – nëpërmjet spikerit të stadiumit –  të tregojnë respekt. Ndeshja u ndërpre në momentin kur një futbollist i Serbisë po tentonte ta bënte goditjen nga këndi.

Po zhvillohet minuta e 10-të e ndeshjes mes Shqipërisë dhe Serbisë që i takon ciklit eliminator të Botërorit 2026, raporton Koha,net, transmeton Periskopi.

Ndërkohë nga tifozët ka pasur edhe fyerje në drejtim të presidentit të Federatës së Futbollit të Shqipërisë, Armando Duka.

Pas dhjetë minutave serbët nisën ankesat, Lukic tha se u godit në kokë gjatë një këndoreje

Shpërndaje në: