Shqipëria fitoi herën e fundit me fanellat e bardha, a do ta përcjellë ky fat edhe sonte?
Pas barazimit pa gola në Tiranë përballë Serbisë, Shqipëria sonte luan kundër Letonisë, ndeshje kjo e vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës 2026.
Kuqezinjtë në këtë përballje zbresin në fushë me fanellat e bardha ‘AL’.
Herën e fundit, me të bardhat, Shqipëria fitoi 1-0 ndaj Gjeorgjisë në udhëtim, raporton Klankosova.tv, transmeton Periskopi.
Shpresojmë që ky fat ta përcjellë edhe sonte, si e vetmja alternativë për t’i mbajtur gjallë shpresat për një vend në Botëror./Periskopi/



