Cana: Për këtë skuadër shqiptare jap ‘jetën’
Cana është shprehur se është tifoz i flaktë i skuadrës gjakovare, Vëllaznimit.
Ish-kapiteni i Kombëtares së Shqipërisë, një gjë të tillë e ka përsëritur në ndeshjen Partizani-Skënderbeu, transmeton Periskopi.
“Në trojet shqiptare jam tifoz i Vëllaznimit të Gjakovës. Por ata momentalisht nuk luajnë në Superligë, kështu që erdha ta shohë këtë ndeshje”, deklaroi Cana.
Cana në të kaluarën ka ndihmuar skuadrën e qytetit të tij me donacione të ndryshme. /Periskopi/



