Kryemjeshtri Kuka tregon çka e vendosi finalen Krasniqi – Abe
Trajneri i Kosovës në xhudo, kryemjeshtri Driton Kuka, ka uruar Distria Krasniqin për medaljen e argjendtë botërore.
Kuka e ka vlerësuar paraqitjen e Distrisë, raporton Koha.net, transmeton Periskopi.
“E preku finalen e madhe. Ishte duke punuar mirë, por japonezja Abe shfrytëzoi një gabim dhe kaq mjaftojë. Xhudo e federata jonë vazhdojnë tutje. Medalja numër nëntë nga Kampionatet Botërore. Ne do të ecim përpara, përkundër obstruksioneve të projekve të federatës sonë. S’do të të ndalemi asnjëherë, mos u habitni”, ka shkruar Kuka në rrjetet sociale./Periskopi/



