Tuna shkëlqen me një paraqitje sensuale në fotografitë të reja
Këngëtarja e njohur shqiptare, Tuna Sejdiu, ka publikuar së fundmi dy fotografi mahnitëse në rrjetet sociale, ku shfaqet më joshëse dhe elegante se kurrë.
Në imazhet e postuara, Tuna shfaqet me një stil të guximshëm dhe modern, veshur me një ansambël të zi të ngushtë që thekson linjat e saj trupore.

Thonjtë metalikë dhe aksesorët e zgjedhur me kujdes e bëjnë paraqitjen edhe më të fuqishme vizualisht.
Postimi ka marrë menjëherë vëmendjen e ndjekësve të saj, të cilët kanë komentuar pozitivisht stilin, vetëbesimin dhe bukurinë e këngëtares, që prej vitesh njihet për risitë që sjell si në muzikë, ashtu edhe në imazh. /Periskopi




