Çmendet futbollisti: ‘Grushton’ në tokë mbrojtësin dhe gjyqtarin, përjashtohet përjetë (Video)
Gjithçka filloi me lojtarin kundërshtar, të cilin e goditi më grusht në fytyrë, ndërkohë që arbitri shkoi menjëherë pranë sulmuesit dhe i tregoi kartonin e kuq. Në ato momente nis një tjetër debat dhe sulmuesi e godet arbitrin Jose Rodriguez me gju në fytyrë.
Pas ndeshjes sulmuesi është shprehur për mediat portugeze se e ka goditur lojtarin kundërshtar pasi e ka ofenduar dhe i ka thënë të vdektë nëna. Në lidhje me goditjen e arbitrit ai fillimisht ka mohuar se e ka goditur, më pas është shprehur se nëse e ka bërë do t’i kërkojë falje atij dhe familjes së tij.



