Gjendet pa shenja jete një 48 vjeçar në Vërboc të Kllokotit

Gjendet pa shenja jete një 48 vjeçar në Vërboc të Kllokotit

Një 48 vjeçar është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij të mërkurën në fshatin Vërboc të Kllokotit.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Valon Osmani, ka deklaruar se sipas deklarimeve të disa familjarëve, personi ka jetuar i vetëm dhe kishte probleme të njohura shëndetësore.

“Njësitet policore së bashku me ekipin mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes ku nga mjeku kujdestar është konstatuar se personi mashkull kosovar i vitit të lindjes 1977 është pa shenja jete”, ka deklaruar i njëjti.

“Gjatë hetimeve preliminare të zhvilluara nga hetuesit policorë në vendin e ngjarjes dhe në praninë e mjekësisë ligjore, nuk janë vërejtur shenja dhune apo lëndime në trupin e të ndjerit”, ka pohuar Osmani.

Me vendim të Prokurorit të Shtetit, trupi i pajetë është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore, me qëllim të përcaktimit të shkaktarit të vdekjes.

Osmani shtoi se hetues policorë nga Njësiti i Hetimeve Rajonale në Gjilan, në bashkëpunim me Prokurorinë e Shtetit, po vazhdon procedurat hetimore për ndriçimin dhe sqarimin e të gjitha rrethanave të rastit.

Shpërndaje në: