“Kurti në Kosovë, s’ka pronë, as nuk rrit fëmijë, e as varr nuk ka”

“Kurti në Kosovë, s’ka pronë, as nuk rrit fëmijë, e as varr nuk ka”

Ariana Musliu-Shoshi, me anë të një shkrimi i ka replikuar deputetit Kurti për fjalën ‘nomad’ të cilën ia mveshi, sipas tij, opozitës.

Shoshi-Musliu, i ka thënë Kurtit se në fakt veç ai është nomad.

“Albini lëviz nga një premtim bosh te tjetri, por realiteti nuk e ndjek. Më tragjikja: në Kosovë nuk ka as pronë, as nuk rrit fëmijë, e as varr nuk ka!” – ka shkruar ndër të tjera ajo, përcjell Periskopi.

Postimi i plotë:

“Në skenën politike, veç Albin Kurti është nomad! Pa vizion të qëndrueshëm, pa një adresë të përhershme për problemet e qytetarëve dhe pa asnjë përgjegjësi për dështimet e qeverisë së tij.

Albini lëviz nga një premtim bosh te tjetri, por realiteti nuk e ndjek. Më tragjikja: në Kosovë nuk ka as pronë, as nuk rrit fëmijë, e as varr nuk ka!

Kosova ka nevojë për udhëheqje të rrënjosur në të vërtetën JO për udhëtarë politikë që zhduken kur duhet të përgjigjen!”

Shpërndaje në: