Kjo është oferta e Mourinhos për Real Madridin
“Mbretërit” thuhet se janë të vendosur që me çdo kusht të transferojnë De Gean.
Sipas “Diario Gol”, Mourinho pranon ta shesë 26-vjeçarin, por kërkon që në marrëveshje të përfshihen njëri nga Raphael Varane, Toni Kroos apo Casemiro.
Varane besohet se ka marrëdhënie të mira me Mourinhon, ndërsa Kroos e Casemiro sivjet u dalluan duke shkëlqyer në mesfushën e spanjollëve.



