Isco tregon se si ndihet për të ardhmen
24-vjeçari që thuhet që një kohë të gjatë se po kërkon largimin nga Bernabeu gjatë muajve të fundit, pasi po ka probleme të gjejë vend në ekipin e parë të Zinedine Zidanet.
Ish-organizatori i Malagas të dielën startoi ndaj Alaveshit dhe kontribuoi duke shënuar gol në fitoren 3 me 0.
Isco thotë se ndjehet mirë te “Mbretërit” dhe është i gatshëm të nënshkruajë kontratë të re.
“Po ndjehem shumë mirë. Gjithmonë përpiqem të jap më të mirën që mundem. Po provoj të nxjerr më të mirën nga mundësitë që më ofron trajneri dhe jam shumë i lumtur”, ka thënë ai për gazetarët.



