Digjet një depo në Rogovë të Hasit, s’ka të lënduar

Digjet një depo në Rogovë të Hasit, s’ka të lënduar

Zjarrfikësit e Gjakovës kanë njoftuar  për një ndërhyrje të shpejtë në Rogovë të Hasit.

Sipas tyre, në fshatin Rogovë të Hasit, një depo me mjete pune është përfshirë nga zjarri.

“Falë ndërhyrjes së shpejtë të Njësisë së Zjarrfikësve Gjakovë, zjarri është vënë nën kontroll dhe është parandaluar përhapja në fushat përreth”, thuhet në njoftim.

Në njoftim, zjarrfikësit e Gjakovës bënë të ditur se nga zjarri nuk ka persona të lënduar.

Njoftimi i plotë:

Shpërndaje në: