Genc Prelvukaj ironizon me Kurtin e Bahtirin: Adoleshentë që nuk rriten kurrë
Anëtari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Genc Prelvukaj, ka kritikuar kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, si dhe deputetin e kësaj partie, Agim Bahtiri, duke thënë se ‘‘për këtë nivel’’, s’ka rëndësi pse bota është në flakë, duke i cilësuar të dy si ‘‘adoleshentë që nuk rriten kurrë’’.
Prelvukaj ka shkruar edhe se Kurti s’merr vesh nga hallet e punëtorëve, dhe se, i njëjti s’ka asnjë grimcë zotësie për ta kuptuar që asnjë kompani serioze e jashtme nuk investon në Kosovë.
‘‘Këta njerëz nuk kanë aftësi për ta lexuar as zotësinë dhe as paditurinë tek individi. Për këtë arsye nga qindra njerëz të aftë që ka shoqëria shqiptare, i veshin me pushtet njerëz si Gërvalla, Bahtiri, Peci, Haxhiu, Bislimi apo Murati’’, ka shkruar ai mes tjerash.
Ai ka shkruar edhe se Kurti e Bahtiri që ndajnë nivel e antivlera të përbashkëta, një ditë kanë për të ikur nga pushteti, porse dëmet që do të ia lënë shtetit e shoqërisë do t’i vuajë secili fëmijë i lindur nesër.
Postimi i plotë:



