Goditi me veturë shtyllën elektrike, vdes 65 vjeçari nga Ferizaj

Goditi me veturë shtyllën elektrike, vdes 65 vjeçari nga Ferizaj

Një aksident trafiku me fatalitet ka ndodhur sot rreth orës 12:15 në fshatin Mirosalë të Ferizajt.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

Ai tha se në lagjen “Cakaj” një veturë e tipit Golf me targa vendore ka goditur një shtyllë elektrike.

“Në vendin e ngjarjes është gjetur një person brenda veturës, për të cilin fillimisht nuk dihej nëse kishte shenja jete. Menjëherë janë njoftuar emergjenca, njësia e zjarrfikësve dhe Njësia e Komunikacionit Rrugor”, ka thënë Veseli.

“Rreth orës 12:37, mjeku kujdestar nga emergjenca e Ferizajt ka konstatuar vdekjen e viktimës. Viktima është S. B, rreth 65 vjeç. Për të gjitha veprimet policore është njoftuar prokurori i shtetit. Për informata shtesë, do të njoftoheni me kohë”, ka deklaruar Veseli./Periskopi/

Shpërndaje në: