Gjuajtën me armë gjatë një ahengu në Prishtinë, arrestohen nga Policia

Gjuajtën me armë gjatë një ahengu në Prishtinë, arrestohen nga Policia

Dy persona janë arrestuar pasi kanë shtënë në ajër me armë zjarri gjatë një ahengu familjar në fshatin Milevc të Prishtinës.

Policia njofton se nga të dyshuarit janë konfiskuar: një revole me gaz dhe një gëzhojë, një revole bereta me 9 gëzhoja.

Të dyshuarit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt./Periskopi

Shpërndaje në: