Ferizaj: 74-vjeçari vdes në rrugë, policia jep detaje

Ferizaj: 74-vjeçari vdes në rrugë, policia jep detaje

Një burrë i moshuar ka humbur jetën sot në Ferizaj.

Lajmin për Periskopin e ka konfirmuar zëdhënësi i  Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

“Ju njoftojmë se sot, më datë 26.06.2025, rreth orës 10:50, në rrugën “Hamez Jashari” në Ferizaj, kemi pranuar një informacion se një person ishte i shtrirë në tokë pa ndjenja.Patrulla policore ka reaguar menjëherë duke shkuar në vendngjarje, ndërsa është njoftuar edhe Emergjenca, e cila ka dalë po ashtu në vendin e ngjarjes. Sipas mjekut  viktima ka ndërruar jetë në vendngjarje l, si pasojë e një vdekjeje natyrale”, ka thënë Veseli.

Ai ka thënë se në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe njësitë hetimore të Stacionit Policor në Ferizaj për procedurat e mëtejme hetimore.

“Bazuar në informacionet e deritanishme, viktima është identifikuar I. H, i moshës 74 vjeç”, tha ai./Periskopi/

Shpërndaje në: