De Biasi paralajmëron largimin

De Biasi paralajmëron largimin

“Të paktën deri më 31 tetor do të jem trajner i Shqipërisë, mandej të shohim”, ka thënë strategu italian.

De Biasi ka dhënë dhe një mendim për Higuainin, Belottin dhe Donnarummën: “Higuain ka shënuar shumë, ndaj, nëse ndalet herë pas here, thjesht bëhet njerëzor, pasi ndonjëherë duket marsian. Juventusi punon për të qenë në formën më të mirë për ndeshjen ndaj Barcelonës në Ligën e Kampioneve.

Belotti po rritet dhe mund të përmirësohet ende. Po merr përvojë. E ardhmja? Nuk e di nëse do të ketë dëshirë të largohet, mbetet për t’u parë.

Donarum,a është i jashtëzakonshëm. Është shumë i ri, ndaj një gabim mund të qëndrojë. Ka qetësinë e një veterani”.

Shpërndaje në: