Messi me Inter Miamin eliminohen pas disfatës së thellë nga PSG-ja

Messi me Inter Miamin eliminohen pas disfatës së thellë nga PSG-ja

Paris Saint-Germaini e ka eliminuar Inter Miamin e Lionel Messit nga Kupa e Botës për Klube, pas fitores së thellë 4:0.

Të dielën pasdite në ndeshjen e një të tetës së finales të zhvilluar në “Mercedes-Benz Stadium” të Atlantas, fituesi i Ligës së Kampionëve dominoi përballë skuadrës amerikane.

Madje, fitoren e vendosi që në pjesën e parë kur i shënoi të katër golat.

Joao Neves shënoi dy herë, në minutën e gjashtë e të 39-të për 2:0.

Tomas Aviles realizoi autogol për 3:0, ndërsa Achraf Hakimi e shënoi golin e fundit në ndeshje, në minutën e tretë shtesë të pjesës së parë, transmeton koha.net.

Messi pati disa mundësi shënimi, por nuk ia arriti të shënonte ndaj ish-skuadrës. Messi 38-vjeçar nga PSG-ja ishte larguar para afro dy vjetësh.

PSG-ja në çerkefinale do të ballafaqohet me Bayern Munichun, nëse skuadra gjermane e eliminon Flamengon në ndeshjen që nis në orën 22:00./Periskopi/

Shpërndaje në: