Dembele ia merr Messit të gjitha pajisjet sportive pas ndeshjes
Sulmuesi i Paris Saint-Germain, Ousmane Dembele, pas ndeshjes mes ekipit të tij dhe Leo Messit, Inter Miami, ia ka marrë fanellën sulmuesit argjentinas.
Përveç bluzës, Dembele ia mori Messit edhe takat dhe rrobat sportive të poshtme, transmeton Periskopi.
Ndeshjen mes PSG-së dhe Inter Miamit e fitoi skuadra franceze me rezultat të thellë prej 4-0, duke u kualifikuar në çerekfinale të Kupës së Botës për Klube.




