Dyshohet se abuzoi seksualisht me vajzën e tij të mitur, mbërrin në gjykatë Zamir Meta

Dyshohet se abuzoi seksualisht me vajzën e tij të mitur, mbërrin në gjykatë Zamir Meta

Ka mbërritur në Gjykatën e Fierit Zamir Meta, 36-vjeçari i cili dyshohet se ka abuzuar seksualisht me vajzën e tij të mitur, vetëm 12 vjeçe.

36-vjeçari pritet të njihet sot me masën e sigurisë, ndërsa ngjarja që tronditi opinionin publik u zbulua në fshatin Sheqishte te Patosit.

Vajza, tashmë në moshë adoleshente, ka denoncuar të atin pas largimit nga banesa, raporton TopChannel, transmeton Periskopi.

Sipas burimeve zyrtare dhe vetë nënës se vajzës, ngjarja e rëndë ka ndodhur ndër vite, ndërsa vajza e mitur ishte mbajtur nën heshtje për shkak të frikës dhe presionit psikologjik.

Ajo është strehuar në një qendër rehabilitimi në Tiranë, ndërkohë që hetimet vazhdojnë./Periskopi/

Shpërndaje në: