PDK kujton 2 Korrikun: Akt historik drejt pavarësisë së Kosovës
Partia Demokratike e Kosovës ka kujtuar sot 35-vjetorin e miratimit të Deklaratës Kushtetuese për Kosovën, duke e cilësuar si një nga momentet më të rëndësishme dhe historike në rrugëtimin politik të popullit drejt lirisë dhe shtetësisë.
Në postimin e PDK-së, në Facebook, thuhet se përmes këtij akti juridiko-politik, u shpreh qartë dhe me guxim vullneti kolektiv për shtetësi, duke u mbështetur në parimet universale të barazisë, lirisë dhe demokracisë.



