Gjendet e vdekur një 80-vjeçare në Prishtinë

Gjendet e vdekur një 80-vjeçare në Prishtinë

Një grua është gjetur pa shenja jete rreth moshës 80-vjeçare në lagjen “Ulpiana” në Prishtinë të enjten.

Borovci për Periskopin tha se rreth orës 13:45 ka marrë informata se në rrugën “Imzot Nikprelaj” gjendet një person pa shenja jete.

“Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes ku ka ftuar edhe  mjekët emergjentë, të cilët kanë konstatuar se viktima, grua rreth 80 vjeç, është pa shenja jete. Aktualisht  policia me kujdes të shtuar po trajton të gjitha rrethanat që karakterizojnë ngjarjen”, ka thënë Borovci./Periskopi/

Shpërndaje në: