Miftaraj: Vapë e madhe, po vlon korrupsioni dhe nepotizmi në Qeverinë e Kurtit

Miftaraj: Vapë e madhe, po vlon korrupsioni dhe nepotizmi në Qeverinë e Kurtit

Drejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj ka thënë se në Qeverinë e Albin Kurtit po vlon nga  korrupsioni e nepotizmi.

Miftaraj përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka ironizuar duke e krahasuar situatën me temperaturat e larta.

“Po vlon korrupsioni dhe nepotizmi ne qeverine e Albin Kurtit. Vapë e madhe si nga temperaturat e larta ashtu edhe nga korrupsioni endemik qeveritar”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë:

Ndërsa, sot Prokuroria Speciale e Kosovës ka njoftuar se ka ngritur aktakuzë ndaj ministrit në detyrë të Zhvillimit Rajonal, Fikrim Damkës dhe sekretarit të kësaj ministrie, Besim Kamberaj për veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Përmes një njoftimi nga Prokuroria Speciale thuhet se F.D., në cilësinë e ministrit të Ministrisë së Zhvillimit Rajonal, dhe B.K., në cilësinë e ushtruesit të detyrës së sekretarit të kësaj ministrie, akuzohen se, nga data 16.08.2021 deri më 24.03.2022, kanë tejkaluar kompetencat e tyre ligjore me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore për dy organizata joqeveritare, “Germin” dhe “Caritas Zviceran”./Periskopi/

 

Dyshohet për dëmtim buxheti mbi 1 milion euro, ngritet aktakuzë ndaj ministrit të Kurtit për keqpërdorim detyre

 

Shpërndaje në: