Kim Kardashian nxeh fansat me këtë veprim (Foto)

Kim Kardashian nxeh fansat me këtë veprim (Foto)

Nuk mund të presësh gjë tjetër kur Kim poston një datë dhe thotë që ta shënoni në kalendar. Dita e madhe është pikërisht kjo e sotmja, 4 prill, dhe i bëri të gjithë fansat të prisnin me padurim. Kjo ishte në videon e parë, pasi në të dytën në vend të datës shkruhej “publikim i ri”. Kaq mjaftoi për t’i çuar të gjithë në histerinë e spekulimeve, të tipit “Kim do nxjerrë një këngë?!” apo “Kanye do publikojë një këngë të re dhe Kim do të jetë në të”. Të gjitha dyshimet u shuan sot kur bukuroshja 36 vjeçare postoi videon e tretë, këtë herë me shkrimin “Kimoji”. Aty magjia u prish pasi duket se gjithë fansat kishin pritur në mënyrë të kotë për diçka që nuk ishte dhe aq interesante. Goxha punë nga Kim për të prishur kredibilitetin e saj. /lapsi/

 

Shpërndaje në: