Sqarim nga Periskopi lidhur me artikullin mbi organizatën GERMIN dhe marrëveshjen me MPJD’në

Sqarim nga Periskopi lidhur me artikullin mbi organizatën GERMIN dhe marrëveshjen me MPJD’në

Redaksia e Periskopit ka pranuar një reagim nga znj. Liza Gashi në lidhje me artikullin e publikuar më 4 korrik 2025 me titull, “Skandali milionësh: Organizata që drejtohej nga zv.ministrja Liza Gashi përfitoi jashtëligjshëm nga ministri i Kurtit me aktakuzë, Fikrim Damka”

Pas shqyrtimit të reagimit të saj dhe të dhënave publike, dëshirojmë të sqarojmë se Liza Gashi nuk ka qenë pjesë e organizatës GERMIN që nga viti 2020, përkatësisht shumë kohë përpara se të ndodhte marrëveshja me Caritas’in apo përfitimi që është objekt hetimi dhe aktakuze ndaj ish-ministrit Damka.

Sqarojmë se Gashi nuk është palë apo subjekt i ndonjë procesi gjyqësor lidhur me këtë çështje, dhe nuk ka qenë nënshkruese e ndonjë marrëveshjeje me Caritas’in në emër të ndonjë institucioni shtetëror.

Përmendja e emrit të saj dhe përdorimi i fotografisë në artikull kanë qenë bazuar në të kaluarën e saj si themeluese dhe ish-drejtore ekzekutive e GERMIN.

Megjithatë, theksojmë se ajo nuk ka ushtruar asnjë funksion në organizatë në kohën e përfitimit që është subjekt i aktakuzës.

Për pasojë, redaksia ka përditësuar artikullin me një shënim sqarues për të shmangur çdo keqkuptim mbi përfshirjen direkte të znj. Gashi në këtë rast.

Është ndryshuar titulli i artikullit për të treguar distancën kohore të saj me ngjarjen në fjalë, si dhe është hequr fotografia, dhe emri i saj nga artikulli.

Redaksia e Periskopit respekton të drejtën e secilit për mbrojtje të reputacionit dhe në këtë rast, shprehim keqardhjen nëse formulimi i titullit apo paraqitja vizuale ka krijuar përshtypjen e një përfshirjeje personale të znj. Gashi në një ngjarje për të cilën, siç u sqarua më lart, ajo nuk ka pasur as rol vendimmarrës apo zyrtar.

Sqarojmë se Liza Gashi nuk ka qenë pjesë e organizatës GERMIN që nga viti 2020, përkatësisht shumë kohë përpara se të ndodhte marrëveshja me Caritas’in apo përfitimi që është objekt hetimi dhe aktakuze ndaj ish-ministrit Damka.

Gashi nuk është palë apo subjekt i ndonjë procesi gjyqësor lidhur me këtë çështje, dhe nuk ka qenë nënshkruese e ndonjë marrëveshjeje me Caritas’in në emër të ndonjë institucioni shtetëror.

Shpërndaje në: