Haradinaj: Ndryshimi politik varet nga vullneti i Kurtit
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka thënë se ju beson institucioneve të sigurisë dhe se sa i përket zgjidhjes së krizës politike në vend, ai ka theksuar se ajo varet nga vullneti i kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.
“Çështje të sigurisë, ju besojmë institucioneve të sigurisë”, ka thënë ai.
Haradinaj para fillimit të seancës edhe njëherë ka theksuar se partia e tij është varur nga fituesi i zgjedhjeve, Albin Kurti dhe Lëvizja Vetëvendosje, raporton Periskopi.
“Ne jemi të varur nga ai që ka fitu më shumë në zgjedhje, Kurti e Vetëvendosje. E kam thënë më herët, ai e ka nda mendjen me bo keq, dhe ne s’mund ta ndryshojmë këtë gjendje pa atë. Ai mund ta ndryshojë, nëse e ka vullnetin me ndryshu, unë jam për, kemi dhënë edhe opsione”, ka thënë ai.
Haradinaj nga gazetarët është pyetur për deklartën e deputetit, Bekë Berisha i cili ka thënë se do të votojë cdo kandidat në votim të hapur,
““Jo,por shumë mirë ka thënë. Do ta shohim si do të votoj kur të vjen momenti”,”, është përgjigjur Haradinaj./Periskopi/



