Botërori i Klubeve, kush janë katër ekipet gjysmëfinaliste
PSG, Real Madrid, Fluminense dhe Chelsea janë katër skuadrat gjysmëfinale të Kupës së Botës për klube.
Kampionët në fuqi të Evropës eliminuan Bayern Mynihun pas një paraqitjeje pozitive, e cila u mbyll në fund me 9 lojtarë nga francezët.
Pjesa e parë u mbyll pa gola, ndërsa në të dytën PSG gjeti avantazhin me Doué. Më pas Pacho u ndëshkua me karton të kuq. Lucas Hernandez u ndëshkua gjithashtu me karton të kuq, duke lënë parizienët me 9 lojtarë, por kjo nuk u shfrytëzua nga gjermanët, përcjell Periskopi.
Në minutën e 6-të të shtesës, Dembélé vulosi fitoren 2-0 ndërsa lajmi i keq është dëmtimi i rëndë i futbollistit të Bayern, Jamal Musialas, i cili me gjasë do të mungojë të paktën 6 muaj në sezonin e ri.
Në mbrëmje ishte radha e Real Madridit të siguronte kalimin më tej, pasi mposhti Dortmundin 3-2. Një ndeshje që u bë emocionuese në minutat e fundit, ku u regjistrua edhe një penallti. Spanjollët shënuan dy herë në pjesën e parë me Fran Garcia dhe Gonzalo Garcia. Në minutën e 93’, verdhezinjtë shënuan me Beier për 2-1, por pas tij ishte Mbappé që realizoi një supergol. Kur u duk se gjithçka mbaroi, Guirassy shndërroi në gol një penallti dhe vulosi rezultatin 3-2.
Ndeshjet gjysmëfinale
PSG – Real Madrid
Fluminense – Chelsea



