Ramadani: Shpërthimi tek Ibër Lepenci dhe kërcënimi me bombë në Kuvendin e Kosovës të ketë transparencë

Ramadani: Shpërthimi tek Ibër Lepenci dhe kërcënimi me bombë në Kuvendin e Kosovës të ketë transparencë

Ish-inspektori i AKI-së, Burim Ramadani, ka kërkuar transparencë dhe hetime të plota për kërcënimin me bombë ndaj Kuvendit të Kosovës dhe shpërthimin terrorist në Kanalin e Ibër-Lepencit në Zubin Potok, raporton Periskopi.

Ai theksoi se mbështetja ndërkombëtare është e nevojshme për të zbardhur këto raste, duke theksuar rëndësinë e transparencës për të zbuluar lidhjet e mundshme me Luftën Hibride kundër Kosovës, përcjell Periskopi.

Ramadani kërkoi që autoritetet të veprojnë shpejt dhe saktë për të siguruar përgjegjësi dhe drejtësi.

 

 

Shpërndaje në: