“Ju mungon një lojtar si unë”, Toni Kroos flet për Real Madridin

“Ju mungon një lojtar si unë”, Toni Kroos flet për Real Madridin

Toni Kroos është rikthyer të flasë për Real Madrid. Gjermani ka analizuar formën e madrilenëve, ndërsa thekson se spanjollëve iu mungon një lojtar si ai.

Gjithashtu shprehet se Alonsos i duhet edhe pak kohë për të përçuar te ekipi idetë e tij, por e sigurtë është që do t’i përmirësojë gjërat.

“Atyre ende u mungon një profil si i imi, ende po e kërkojnë.

Nuk ka shumë lojtarë si ai profil, dhe ata që ekzistojnë nuk janë të lehtë për t’u marrë. Është shumë herët për të gjykuar Real Madridin e Xabit. Duhet kohë për të vlerësuar ndryshimet dhe zbatimin e ideve të tij.

Jam i sigurt që Xabi e di si t’i përmirësojë gjërat, sepse ka aspekte që duhet të ndryshojnë, me gjithë këtë cilësi, gjërat duhet të shkojnë mirë”,ka theksuar gjermani./Periskopi/

Shpërndaje në: