Gjashtë raste të dhunës në familje brenda 24 orëve në Kosovë
Gjashtë raste të dhunës në familje janë raportuar brenda 24 orëve në Kosovë.
Njoftimi:
DHUNË NË FAMILJE
· Prishtinë / 05.07.2025 – 23:00. Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar ka kryer veprën e lartcekur ndaj viktimës femër shtetase e huaj. Me vendim të prokurorit rasti vazhdon të trajtohet në procedurë të rregullt.
· Lipjan / 06.07.2025 – 18:48. Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar ka kryer veprën e lartcekur ndaj viktimave femra kosovare. Pas intervistimit të palëve me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.
· Graqanicë / 06.07.2025 – 11:00. Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar ndaj viktimës mashkull kosovar. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori. Rasti po hetohet nga njësitet relevante.
· Obiliq / 05.07.2025 – NN. Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar ka kryer veprën e lartcekur ndaj viktimës femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor.
· Lipjan / 06.07.2025 – 17:17. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak të dyshimit se kishte kanosur viktimën femër kosovare. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
DHUNË NË FAMILJE
Pejë / 06.07.2025 – 20:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se i njëjti dyshohet se kishte sulmuar viktimën kosovare. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.



